Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bonusi për pensionistët, 97 mln euro buxhet, nga 10 deri në 15 mijë lekë në fundvit
9.4 miliardë lekë apo 97 milionë euro do të jetë fondi total që do të akordohet për bonusin e fundvitit për pensionistët nga qeveria. Në rishikimin e fundit të buxhetit qeveria përcakton se përtej vlerës së programuar në buxhetin fillestar prej 3.5 miliardë lekë ose 36 milion eurosh, shtesa në buxhetin për bonusin këtë vit do të jetë edhe 5.9 miliardë lekë ose 61 milionë euro. Pothuajse e njëjta vlerë u shpërnda edhe për pensionistët një vit më parë duke u ndarë kështu sipas fashave të vendosura nga qeveria. Në aktin normativ përcaktohet se shpërndarja do të kryhet sipas skemave në vendimin e Këshillit të Ministrave. Edhe këtë vit pensionistët pritet të marrin të njëjtën vlerë nisur nga buxheti i përcaktuar. Të ndarë sipas fashave...