Ministrja Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të masakrës së 7 Tetorit: Kthimi i pengjeve, hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor

Ministrja Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të masakrës së 7 Tetorit: Kthimi i pengjeve, hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar. Ministrja e Jashtme do të pritet në një takim bilateral nga homologu Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana. Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael. Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”. “Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump...