“Ne kemi realizuar të pamundurën, këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, e nisëm me një ëndërr, dhe kjo ëndërr quhet Shqipëria Madhështore, prandaj dhe ne pyetëm veten si do ta bëjmë këtë ëndërr realitet. Patëm një staf të jashtëzakonshëm që punuan për realizmin. E vërteta është jo vetëm kaq, por edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Kthyem projektin në një plan konkret të realizueshëm në katër vite.
Do të njoh shqiptarët me projektet e Shqipërisë Madhështore, do të jetë ëndërr e bërë realitet. Para se të ndalem, unë kam një kërkesë thirrje për Edi Ramën: Edi Rama mos përdor emrin e Zotit, mos përdor mos përdor emrin e Skënderbeut, mos përdor emrin e Ismail Qemalit, mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet. Vjedhjet e ekipit të hajnave, e rrope këtë vend 12 vite me radhë. Asgjë nuk mbulon vjedhjet e tyre. Edi Rama populli të ka braktisur, Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh. Nuk the një fjalë të vetme për shqiptarët.
U përpoqe të joshësh shqiptarët me mirëqenien e Europës, me pasaportën europiane kërkon të mbulosh plaçkitjet që ju kë bërë shqiptarëve. Nuk tha ku janë paratë që ka marrë nga ju.
Koha është e maskarenjve por atdheu i shqiptarëve. Atdheu është dashuri madhështore. Do të punojmë që Shqipëria të bëhet madhështore. Miqtë e mi themelet e Shqipërisë madhështore qëndrojnë para së gjithash”, tha Berisha.
Top Channel
