Nën hetim për kërcënimin ndaj prokurorit të Gjykatës, Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami

Nën hetim për kërcënimin ndaj prokurorit të Gjykatës, Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami

ulian barjami TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kthyer telefonin e sekuestruar avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua pak ditë më parë pas arrestimit të bujshëm. Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencë për shkak të konfliktit të interesit. Pretendim është bërë konflikti i interesit, pasi padia kundër Barjamit është ngritur nga prokurori Gjergji Ceka, i cili pretendoi se është kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. Çështja më pas i kaloi Prokrurorisë së Tiranës, ku prokurorja e çështjes Esmeralda Keshi mori vendimin për kthimin e telefonit.  Avokati u arrestua më 17 tetor, pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendoi se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash dhe u lirua sot me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Konkretisht në seancën e 17 tetorit,...