Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, Policia Rrugore: 7 të arrestuar gjatë 72 orëve
Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 14:34 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë kanë publikuar bilancin e 72 orëve të fundit nga kontrollet përgjatë akseve urbane dhe interurbane. Si rezultat i kontrolleve të shtuara gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar ose proceduar penalisht gjithsej 31 shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, konkretisht: -5 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur; -2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi; -23 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor; -1 shtetas është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia Rrugore e Tiranës thekson se kontrollet dhe prania në terren do të vijojnë me...