Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Lezhë, aksion kundër peshkimit të paligjshëm në Lagunën e Vainit
Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 15:04 Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër veprimtarive të paligjshme të peshkimit në Lagunën e Vainit. Paçka shkresave dhe paralajmërimeve të përsëritura, aktiviteti i paligjshëm kishte vijuar në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë aksionit janë hequr rrjeta dhe materiale të tjera të peshkimit, ndërsa autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë kontrollet për të parandaluar çdo shkelje të ligjit në zonat e mbrojtura. Inspektorati i Peshkimit bëri me dije se “nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkeljeve të këtij lloji dhe askush nuk ka të drejtë të veprojë në zonat e mbrojtura pa leje përkatëse”. Ky operacion synon mbrojtjen e ekosistemit të lagunës...