Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep vendimin për Ilir Metën

Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep vendimin për Ilir Metën

Në GJKKO u rrëzua sot kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kërkoi shuarje të masës së sigurisë. Në hyrje të SPAK, avokati tha se ish-presidenti mund të lirohet vetëm nëse nuk është dhënë urdhër. Avokati Cakrani tha për Top Channel “kërkova shuarje me një sërë argumentesh, një ndër to kanë kaluar afatet e mbajtjes në paraburgim dhe e dyta hetimet janë mbyllur” Ndërkohë në seancë kanë qenë të pranishëm dhe dy nga prokurorët e çështjes që kanë kërkuar mbajtjen e ish presidentit Meta në burg Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë. Top Channel