Syri.net publikon fotot e dy viktimave të ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm (22 tetor 2025) pranë një karburanti në Durrës.
Viktimat janë: Flori Paluçi, 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.
Siç u raportua Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Por, kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
Lexo dhe: Pesë persona të shoqëruar, dëshmitarët: Sherri nisi për një kafe
Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit dhe në atë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij.
