Arrestohet tutori brazilian, shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion në Tiranë

Arrestohet tutori brazilian, shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion kundër veprimtarive të paligjshme, i koduar “Daily rent”, në kuadër të luftës kundër shfrytëzimit për prostitucion. Operacioni është zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas një pune intensive hetimore. Gjatë këtij operacioni u godit një rast i shfrytëzimit të prostitucionit, duke çuar në arrestimin e një shtetasi brazilian, A. M., 25 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ai dyshohet se shfrytëzonte një shtetase braziliane 24-vjeçare, G. C., për prostitucion në ambiente të ndryshme që i merrte me qira ditore në kryeqytet. Gjithashtu, është arrestuar edhe 24-vjeçarja G. C., e cila ushtroi aktivitetin e prostitucionit dhe ndaj së cilës rëndon akuza “Prostitucioni”. Policia procedoi penalisht edhe dy shtetas...