“E përfundova afatin 3-vjeçar të paraburgimit”, ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia

lefter koka

TIRANË- Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka i akuzuar nga SPAK, i është drejtuar  GJKKO me një kërkesë për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë. Në kërkesë, Koka pretendon se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin i Fierit. 
Ndërkohë, GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika 6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor. 
Lefter Koka ështëe është arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2021 pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Për ish-ministrin rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me tre vite burg për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, por ka përfituar ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për rrjedhojë dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur. Por, Kokës nuk i lejohet që të mbajë funksione publike për pesë vite. Megjithatë, pavarësisht shuarjes së masës për dosjen e inceneratorit të Tiranës, Koka do të vijojë që të qëndrojë në burg pasi është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit e Elbasanit./ZËRI