Si e kaloi Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

Si e kaloi Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 11:50 Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme. “Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë. Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut. “Sot ishte dita...