Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: I thashë s’ka kafe në këtë orë…
Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 10:42 Është zbardhur dëshmia e plotë e kamerierit Alteo Pepa, në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit. Ai tregon se Daniel Pepa dhe viktima Aranit Kurti erdhën në lokal dhe kërkuan kafe, por ekspresi ishte fikur. Pasi dy klientët u acaruan tregon ai, ndërhyri Flori dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armës. “Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë. Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më...