Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Avioni luftarak turk pa pilot përfundon fluturimin e parë me radar
Bayraktar KIZILELMA, avioni kombëtar luftarak pa pilot i Turqisë kreu me sukses një fluturim testimi të performancës së radarit MURAD 100-A AESA të zhvilluar nga ASELSAN. Kreu i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar ndau një pamje nga fluturimi testues në llogarinë e tij në mediat sociale. MURAD 100-A i zhvilluar nga ASELSAN, falë arkitekturës së tij AESA (Active Electronically Scanned Array) ka aftësi të shkathëta të drejtimit elektronik të rrezes dhe shërben si një radar shumëfunksional i kontrollit të zjarrit, produkt i teknologjisë së fundit. Sistemi mund të menaxhojë njëkohësisht angazhimet ajër-ajër dhe ajër-tokë ndërsa me aftësinë e tij e drejtimit të raketave Beyond Visual Range (BVR) krijon një ndikim si ‘ndryshues i lojës’ në luftimet moderne ajrore. MURAD 100-A ofron performancë superiore të perceptimit dhe...