BIRN: Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm

BIRN: Një në pesë fëmijë në Shkodër ka përjetuar bullizëm

Nga fyerjet në oborrin e shkollës te poshtërimet në rrjetet sociale, bullizmi po shndërrohet në fenomen të përhapur mes fëmijëve shkodranë, ndërsa policia mohon se ka raste të raportuara. Në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër, një vajzë 11-vjeçare qëndron mënjanë, me sytë përdhe. Ajo ka filluar ta ketë frikë shkollën, jo librat, por fjalët. Fjalët që i vrasin përditë vetëbesimin. Babai i saj, i njohur për dhunë ndaj nënës, e përndjek edhe pas ndarjes. Në çdo dalje nga shkolla, ai e pret, e ofendon dhe e poshtëron para shokëve të klasës. Fëmijët imitojnë gjuhën e tij, ia vënë epitetet dhe fjalët fyese që përdor ai, e përjashtojnë nga loja. Vajza, dikur nxënëse e shkëlqyer, sot rri e heshtur dhe ka përmendur disa herë...