Kandidati i pavarur që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor për Bashkinë e Vlorës, Dionis Sota shprehet se kandidatura e tij, vjen si një qëllim për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që sipas tij ka lodhur Vlorën dhe qytetarët e saj.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Sota thotë se qyteti bregdetar ka arritur në një pikë, ku jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset nuk po ecin dot me këtë lloj fryme, duke rrezikuar edhe shpopullimin e Vlorës dita-ditës.
Sipas tij, në Vlorë nuk po flitet më për emigrim masiv, pasi qyteti po boshatiset çdo vit që kalon.
Sota u ndal edhe te kundërshtarët e tij politik, për të cilët pati rezerva, kur tha se për qytetin duhet të bëhet gjithçka në çdo ditë dhe jo vetëm në kohë fushate.
Nuk flitet për emigrimin masiv, sot Vlora më bosh se çdo vit që kalon. Duhet folur shumë thellë për këtë, e për të bërë këtë analizë se si duhet të kthehet e ardhmja e këtij qyteti. Kam implementuar në program, në 6-mujorin e parë kam implementuar start-up e rinisë. 100-200 mln lekë të vjetra, 50 mln lekë për çdo të ri që vjen e sjell projekte për biznese, të rinjve u ka humbur shpresa. Por vritet besimi, krijimtaria për ta çuar përpara, është shumë e rrezikshme për të ardhmen e Vlorës, pasi rinia është ajo që do marrë fatet e qytetit në dorë në të ardhmen.
Çmimet e apartamenteve po rriten, njeriu e shikon të ardhmen aty ku ka suport të punës, të ardhurave e financave. Kërkon edhe një shtëpi për familje të shëndetshme, dhe me çmime të përballueshme. Bashkia ka në dorë që në bashkëpunim me bankat të krijojë e studiojë zonat ku ka akses bashkia, për të krijuar Vlorën e re.
Jam ofruar për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që s’funksionon më dhe Vlora është lodhur. Ka arritur në një situatë për bizneset e Vlorës që s’ecet më me këtë frymë e sistem që sa vjen e po shpopullon Vlorën. Le të jetë një shtysë për t’u kthyer besimin, për t’u bërë pjesë e aktive e qeveri-bërjes së Vlorës. Pozicioni im është opozitar, s’i shikoj me ngjyra. Për mua ndahen në njerëz me vlera që kanë të drejtë të kontribuojnë për qytetin e tyre.
S’më pëlqen fushata dhe deklarata nga socialistët e Vlorës sot, kur thonë se jemi pa gjumë për fushatë. Është turp. Çfarë do premtoni në 12 vjet pushtet. Janë imorale të shprehesh ato. Do ta ëndërroja që Vlora të ishte në atë lloj niveli. Qytetarët s’u besojnë më. Është turp të shantazhosh e luash me psikologjinë e njerëzve. E turpshme, të rrish pa gjumë kur Vlora kishte nevojë, të përveshësh mënget e të bëhesh një me punonjësit se ku çalojnë gjërat. Qoftë kryebashkiak apo çdo lloj pozicioni, ulem të dëgjoj kritikat.
Dua që Vlora të ketë besim të madh, bashkia të marrë autoritetin real që i takon një bashkie. Kohët e fundit janë ndërruar 3 kryetarë dhe i ka nxjerrë po kryeminstri, u ka drejtuar gishtin dhe i ka çuar në një pikë… Qytetarët e Vlorës e populli ka votuar për atë, kryebashkiaku është autoriteti dhe dinjiteti i Vlorës. Jam këtu jo për ego personale, në momentin që ka një alternativë përbashkuese, kam qenë gjithmonë i hapur, jam gati gjithmonë ta mbështes këtë alternativë në mënyrë të shëndetshme e pozitive.
