pamje nga vendngjarja
DURRËS- Flori Paluçi, një prej autorëve të vrasjes në Durrës, njëkohësisht edhe njëri prej viktimave, mësohet se ishte i skeduar në Itali. Burime bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte pjesë e një grupi grabitësish. Paluci ka qenë me probleme jashtë vendit për krime.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, 33-vjeçari Flori Paluçi mbeti viktimë nga konflikti me armë zjarri në një lokal në Durrës, ndërsa fillimisht ai qëlloi për vdekje një tjetër, 23-vjeçarin Aranit Kurti. Ndërkohë, Daniel Pepa 21-vjeç ka qëlluar ndaj Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend. Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia, njihet si i ri problematik në zonë.
Ende nuk dihet lidhja tyre, nëse njiheshin apo ndodheshin rastësisht në vendngjare. Ndërkohë që shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamerierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.
