Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para!

Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para!

Ky është fakt. Mund ta quajmë si të duam, por situata kërkon një përgjigje dhe koha ka ardhur. Në Kuvend po diskutohet projektligji i ri i mbetjeve. Projektligji i jep fund monopolit të Sharrës, kompania e së cilës është vënë nën sekuestro; krahas tij, edhe komitetit famëkeq, i ashtuquajturi “Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, i cili shërbeu për shpalljen e emergjencave mjedisore që ndihmuan kryerjen e procedurave të mbyllura të prokurimeve publike, të cilat transferuan miliona euro të taksapaguesve në favor të koncensionarëve privatë. Këta të fundit, ministri Koka e të tjerë autorë, ndodhen në burg, ose në arrati. Por tani mesazhi i qeverisë është i qartë: jemi në prag të një reforme të re për mbetjet, pak përpara futjes së vendit në...