Ndreca për arrestimin e avokatit në sallën e gjyqit: Prokurori ka përdorur autoritetin në varësi të emocioneve të tij

Ndreca për arrestimin e avokatit në sallën e gjyqit: Prokurori ka përdorur autoritetin në varësi të emocioneve të tij

Juristi dhe ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca flet për arrestimin e bujshëm të avokatit Uljan Barjami brenda sallës së gjyqit disa ditë më parë, duke e cilësuar këtë ngjarje si “të papranueshme” dhe shenjë të një devijimi serioz nga normat kushtetuese dhe etika profesionale. Për të kjo nuk është pasojë e reformës në drejtësi, por problem më i thellë që lidhet me mënyrën si funksionon shteti dhe roli i institucioneve në raport me Kushtetutën. Ai vuri në dukje se organizimi i sallave të gjyqit në vetvete pasqyron një pozicion të privilegjuar të prokurorit në raport me palët e tjera. ”Që nga organizimi i sallës së gjyqit tregohet se prokurori ka një pozitë të veçantë. Ndoshta kjo është e kuptueshme te Prokuroria e Posaçme, por pse...