Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé… ‘rutina’ e re e Sarkozy në qeli, çdo gjë me orar dhe monitorim

Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé… ‘rutina’ e re e Sarkozy në qeli, çdo gjë me orar dhe monitorim

Nga sallat luksoze të Elizesë në muret e zhveshura të burgut La Santé në Paris. Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, ka nisur të vuajë dënimin e tij me burg, një kthesë e paprecedentë për një nga figurat më të fuqishme të politikës moderne franceze. I dënuar me pesë vjet burg, nga të cilat një vit është burg i rreptë, për korrupsion dhe konspiracion kriminal, Sarkozy tashmë ndodhet në një regjim të izoluar, brenda një qelie vetëm 9 metra katrorë. Për shkak të profilit të tij të lartë dhe rreziqeve të mundshme që lidhen me sigurinë, autoritetet franceze e kanë vendosur atë në një seksion të posaçëm të burgut, të rezervuar për të burgosur të konsideruar “të cenueshëm”. Aty, çdo ditë është e planifikuar në detaj...