Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

Një mbrëmje letraro-muzikore, në kujtim të 125-vjetorit të vdekjes së rilindasit të madh Naim Frashëri, u zhvillua, mbrëmjen e kaluar, në Toprrën Veneciane të Durrësit. Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa, sollën për publikun disa nga vargjet më të bukura të poetit tonë kombëtar. Në këtë aktivitet u ekspozua edhe një skicë portret e Naim Frashërit, e realizuar posaçërisht për këtë përvjetor nga piktorja Alketa Tragaj. Në fjalën e saj, studiuesja Rovena Vata Mikeli theksoi rëndësinë e këtij përvjetori si një kujtesë e gjallë për kontributin e Naim Frashërit në Rilindjen Kombëtare. I lindur në Frashër të Përmetit, Naim Frashëri mbetet simbol i Rilindjes sonë kombëtare, ndërsa veprat e tij, si...