Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vizita në Izrael, por jo në Gaza – Çfarë fshihet pas mesazhit të JD Vance?
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance, ka mbërritur sot, 21 tetor, në Izrael. Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Gaza, duke konfirmuar premtimin e bërë më parë nga Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. “Nuk do të ketë ushtarë amerikanë në Gaza. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka bërë këtë shumë të qartë, dhe të gjithë udhëheqësit tanë ushtarakë e kanë konfirmuar po ashtu“, tha me bindje Vance gjatë një konference për media në Kiryat Gat, në jug të Izraelit, ku një mision i udhëhequr nga SHBA-të po monitoron armëpushimin në Gaza. Ai shtoi se SHBA-të do të kufizohen vetëm në ofrimin e “koordinimit të dobishëm”. Vance theksoi gjithashtu se zbatimi i planit të armëpushimit...