Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot, 21 tetor, Aktin Normativ për disa ndryshimer në Buxhetin e vitit 2025, i cili tashmë ka hyrë në fuqi. “Ky akt vjen si pasojë e nevojës për të reflektuar ndryshimet në fushat e përgjegjësisë të disa ministrive të linjës, por edhe për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave. Sipas Ministrisë, ndryshimet janë përgatitur pas analizës së ecurisë 8-mujore të treguesve makrofiskalë dhe buxhetorë, si dhe pritshmërive për realizimin e tyre deri në fund të vitit. “Rishikimi synon harmonizimin e parametrave buxhetorë me realitetin fiskal dhe mbështetjen e prioriteteve qeveritare”, theksohet më tej. Nëpërmjet këtij Akti Normativ, qeveria ka shpërndarë 21.8 miliardë lekë nga kursimet dhe fondet ekzistuese, për të...