Njoftimi për punë në rrjetet sociale kthehet në makth për 44-vjeçaren, ‘pronari’ e merr 1 muaj peng në shtëpi dhe e abuzon seksualisht

Njoftimi për punë në rrjetet sociale kthehet në makth për 44-vjeçaren, ‘pronari’ e merr 1 muaj peng në shtëpi dhe e abuzon seksualisht

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Katania të Italisë, ku një 44-vjeçare është shpëtuar nga policia, një muaj pas mbahej peng në një banesë. Sipas mediave italiane, një 60-vjeçar italian kishte nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale, ku shkruante se po kërkonte një grua që të kujdesej për shtëpinë. 44-vjeçarja me origjinë nga Rumania, në kërkim të një pune, ka kontaktuar me 60-vjeçarin dhe pasi janë takuar ka rënë dakord që të punonte në shtëpinë e tij. Por njoftimi ishte një kurth, pasi burri e ka mbajtur atë për një muaj ‘të burgosur’ në shtëpi, dhe e ka abuzuar seksualisht. Top Channel