Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bojkoti i avokatëve paralizon gjykatat – Haxhia: Reforma në drejtësi ka nevojë për rishikim tërësor
Edhe pse avokati Ulian Bajrami është liruar, sistemi gjyqësor në vend vazhdon të jetë në kolaps, pasi bojkoti i avokatëve do të vijojë për të paktën pesë ditë. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, konfirmoi se pezullimi i seancave është një reagim i domosdoshëm ndaj asaj që ai e cilësoi “shkelje të rëndë të dinjitetit dhe të drejtave të mbrojtësve ligjorë”. “Ky është një reagim institucional dhe i arsyeshëm. Nëse situata e tillë përsëritet, bojkoti do të zgjasë me muaj. Reforma në drejtësi ka nevojë për një rishikim tërësor, që të garantojë barazinë e palëve dhe respektin ndaj profesionit të avokatit,” – deklaroi Haxhia në një prononcim për mediat. Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te rasti i Bajramit, por në marrëdhënien e...