“Kërkoi të vizitonte Shqipërinë më 28 nëntor”/ Rama ‘thumbon’ Farage nga Londra: Do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

“Kërkoi të vizitonte Shqipërinë më 28 nëntor”/ Rama ‘thumbon’ Farage nga Londra: Do dukesh i vogël para heroit tonë kombëtar

edi rama-Nigel Farage BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironitë gjatë pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”. Pas batutës ironike për ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, Rama shigjetoi edhe politikanin britanik, Nigel Farage. Me këtë të fundin, kreu i qeverisë shqiptare është përplasur edhe më herët për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani. Ndërkohë, nga Londra, Rama tha se Farage i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë më 28 Nëntor, por ai i tha të zgjidhte një datë tjetër.  “Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë...