Urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e Netanyahut, qeveria izraelite i drejtohet Kanadasë: Mirëpriteni kryeministrin tonë

Urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e Netanyahut, qeveria izraelite i drejtohet Kanadasë: Mirëpriteni kryeministrin tonë

Qeveria izraelite i ka kërkuar kryeministrit kanadez Mark Carney të tërhiqet nga deklarata e tij se Kanadaja do të respektojë një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ky i fundit udhëton në territorin kanadez. “Ne besojmë se Kryeministri Carney duhet ta rishqyrtojë këtë qëndrim dhe të mirëpresë Kryeministrin Netanyahu, udhëheqësin e të vetmit shtet hebre”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, gjatë një konference për shtyp. Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Netanyahut, duke e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë ofensivës ushtarake në Rripin e Gazës. Izraeli e ka hedhur poshtë juridiksionin e gjykatës dhe mohon çdo përgjegjësi për krime lufte në këtë...