‘Toyota Yaris’/ Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

‘Toyota Yaris’/ Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit 3.4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen Toyota Yaris. Gjykata e Lartë nuk e pranoi dhe hodhi poshtë rekursin e Alban Mollaymerit që kërkoi prishje të vendimit datë 24 majit 2022 ku u shpall konfiskimi i shumës së bllokuar në Portin e Durrësit. Shuma u bllokua gjatë hetimeve nga prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu, e cila sipas Ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2019 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, kërkoi kalimin e 3.4 milionë eurove në favor të shtetit.