Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të burgosurit presin me brohorima Sarkozyn, ish-presidenti francez: Nuk po arrestohet një figurë politike, por një…
“Ja ku është Sarkozi!”, brohoritën të burgosurit nga qelitë e burgut La Santé në Paris, ndërsa ish-presidenti francez mbërriti për të nisur vuajtjen e një dënimi pesëvjeçar me akuzën e konspiracionit kriminal. Vendimi u mor në gjyqin e shkallës së parë, që e gjeti fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007, me fonde të dyshuara nga regjimi libian i Muammar Gaddafit. Pas përfundimit të formaliteteve administrative, Sarkozy u shoqërua në një qeli izolimi 11 m², ku do të qëndrojë pa telefon, por me një televizor të vogël dhe disa libra, përfshirë “Konti i Monte Kristos” dhe një biografi të Jezusit. Rreth orës 9 të mëngjesit, Sarkozy u largua nga shtëpia dorë për dore me gruan e tij, Carla Bruni,...