Ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare nga kanceri, prindërit e adoleshentit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i…

Ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare nga kanceri, prindërit e adoleshentit akuzohen për “vrasje me dashje”: Besuam te mjekësia alternative, nuk donim t’i…

Luigi Gianello dhe Martina Binotto janë prindërit e Francesco Gianello-s, i cili humbi jetën në moshën 14-vjeçare për shkak të një tumori, ku sot ata akuzohen për vrasje me dashje të djalit të tyre. Sipas prokurorit Paolo Fietta, vdekja e të birit mund të jetë shkaktuar ose përshpejtuar nga vonesa e qëllimshme në diagnostikim dhe fillim të trajtimit mjekësor, për shkak të zgjedhjes së vetë prindërve për të ndjekur alternativa të paprovuara nga mjekësia. Në vend të trajtimit onkologjik të rekomanduar nga mjekët, çifti iu besua një mjeku venecian të regjistruar dhe dy terapistëve që ndjekin doktrinën e njohur si teoria e Hamer-it. Kjo teori, e shpikur nga ish-mjeku gjerman Geerd Hamer, hedh poshtë trajtimin tradicional të sëmundjeve dhe i sheh sëmundjet, përfshirë kancerin, si...