“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador”, Rama nga Londra mesazh ‘thumbues’: Mbylleni atë dreq goje për shqiptarët

“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador”, Rama nga Londra mesazh ‘thumbues’: Mbylleni atë dreq goje për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë  në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces. Kryeministri ishte sot pjesë e Panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së tij ai nuk i kurseu edhe thumbimet për akuzat që janë hedhur drejt shqiptarëve në Angli, nga politikanë anglezë. Rama tha se shqiptarët mund të përmenden vetëm për gjera...