Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

Pas publikimit të fakteve mbi procesi e përzgjedhjes së anëtarit të ri të Kushtetueses që ndritën dyshime mbi respektimin e vullnetit të votës së gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, këtë të hënë heshtja u thye nga kryetari i kësaj gjykate Sokol Sadushi. I pyetur nga Top Channel se si mund të prevalojë një Komision Teknik i përbërë nga kancelarja e gjykatës, kryesekretari dhe një sekretare gjyqësore mbi votën e gjyqtarëve Sadushi zgjedh të citojë ligjin. “Nuk vendosin sekretaret, e vendos ligji, jo vetëm në gjykatën e lartë po në secilën gjykatë”, shprehet ai. Ndërsa për sa i përket faktit se në dokumentin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, procesverbali...