Gara për bashkinë e Tiranës/ “Jam i pavarur”, Florian Binaj shpjegon fushatën: Mbështetem nga partitë e opozitës, ekip jopartiak

Gara për bashkinë e Tiranës/ “Jam i pavarur”, Florian Binaj shpjegon fushatën: Mbështetem nga partitë e opozitës, ekip jopartiak

Kandidati i pavarur për Tiranën, Florian Binaj po bashkon forcat me përfaqësuesit e opozitës për organizimin gjatë fushatës. Pas një mbledhje me koordinatorët e partive të opozitës, Florian Binaj në konferencën e parë mediatike, shprehu besimin për fitore, me aleancën e krijuar. “Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodh”, tha Binaj. Programi për vizionin e udhëheqjes së Bashkisë nuk e ka ende gati, por Florian Binaj tregon se ka lënë larg...