Reforma Zgjedhore/ Konsensusi i parë, në komision do ketë përfaqësim të barabartë PS dhe PD

Reforma Zgjedhore/ Konsensusi i parë, në komision do ketë përfaqësim të barabartë PS dhe PD

Politika është gati për t’u ulur qe të shkruajë rregulla të reja për zgjedhjet. Mazhoranca ka bërë një hap dhe  ka rënë dakord që ti rikthehet traditës së paritetit në  komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. “Së fundmi kemi rënë dakord edhe në lidhje me ato vërejtje që u ngritën në lidhje me përfaqësimin në reformën zgjedhore ku shumica dhe opozita do të ketë një përfaqësim të barabartë. Do të ketë përfaqësi edhe nga partitë e vogla që janë pjesë e kuvendit, por që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare, por duke ruajtur një balancë për të ruajtur ekuilibrin shumicë- pakicë”, shprehet Damian Gjiknuri. Në pritje që Kuvendi të japë dritën jeshile për nisjen e punës, konsensusi për ligjin e ri elektoral  nuk duket mision...