Sarandë, IMT dhe Policia Bashkiake vijojnë shembjen e banesave: Banorët pa zë përballë prishjeve pa paralajmërim

Sarandë, IMT dhe Policia Bashkiake vijojnë shembjen e banesave: Banorët pa zë përballë prishjeve pa paralajmërim

Saranda hyn në javën e pestë të aksionit të IMT-së dhe Policisë Bashkiake për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa qytetarët ndihen të pambrojtur përballë një vendimmarrjeje që mungon në transparencë e drejtësi. Sot, aksioni u përqendrua në rrugën e katërt të qytetit dhe në zonën përballë Komisariatit të Policisë, ku u shembën rrethime pallatesh dhe ambiente të improvizuara si kopshte apo trotuare të zëna. Ndonëse zyrtarisht bëhet fjalë për ndërhyrje kundër zaptimeve, mungesa e një procesi të qartë paralajmërimi dhe mungesa e dëmshpërblimeve për qytetarët ka shtuar pakënaqësinë dhe perceptimin për selektivitet në zbatimin e ligjit. Pavarësisht kritikave të shumta nga banorët, Bashkia Sarandë e ka cilësuar aksionin të pandalshëm dhe ka paralajmëruar se ndërhyrjet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.