Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për inceneratorin e Fierit
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Apelit të GJKKO-së që e kishte rikthyer për gjykim në Shkallën e Parë çështjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga shkalla e tretë e gjyqësorit, e cila ka vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në Apelin e Posaçëm, por me një tjetër trupë gjykuese. Rekurs në Gjykatën e Lartë kishin paraqitur si SPAK, ashtu edhe avokatët e të pandehurve, duke kundërshtuar vendimin e Apelit që rrëzonte gjykimin në themel dhe e rikthente dosjen në Shkallën e Parë. Me këtë vendim, pritet që çështja të rifillojë në Apelin e Posaçëm, tashmë për t’u shqyrtuar nga një trupë e re gjyqtarësh, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e procesit për një...