Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bojkoti i avokatëve paralizon Gjykatën e Elbasanit, 330 seanca gjyqësore të shtyra
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se për periudhën 20–24 tetor 2025 kishte planifikuar zhvillimin e rreth 330 seancave gjyqësore. Për shkak të bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, Gjykata ka respektuar bojkotim duke shtyrë të gjitha seancat gjyqësore ku palët janë të përfaqësuar nga mbrojtësit e tyre dhe po zhvillon vetëm një numër të vogël seancash gjyqësore në të cilën prania e përfaqësuesve ligjorë nuk është e detyrueshme. Top Channel