Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Ndotja në Shkumbin problematikë prej vitesh, bashkia Elbasan asnjë masë për mbrojtjen
Ambjentalistët në Elbasan kanë ngritur sërish alarmin për ndotjen masive të lumit Shkumbin, duke akuzuar institucionet vendore për neglizhencë të vazhdueshme në mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij. Ahmet Mehmeti, një nga aktivistët më të angazhuar në këtë kauzë, deklaron se pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga organizatat mjedisore, Bashkia Elbasan nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndalur këtë situatë që po zvarritet prej vitesh. “Ndotja e lumit Shkumbin është kthyer në një katastrofë mjedisore, e shkaktuar nga mungesa e zbatimit të ligjit, si nga institucionet, ashtu edhe nga qytetarët që vijojnë të hedhin mbeturina në mënyrë të pakontrolluar,” u shpreh Mehmeti. Ai shton se janë propozuar masa konkrete, të cilat deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër. Pamja e shëmtuar e lumit, sipas...