Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
JD Vance viziton Izraelin, zëvendëspresidenti amerikan në Tel Aviv për të ndjekur ecurinë e armëpushimit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka mbërritur në Izrael në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të ruajtur marrëveshjen 12-ditore të armëpushimit në Gaza dhe për të vijuar me fazën e dytë të planit të paqes me 20 pika. Gjatë vizitës së tij, Vance pritet të inkurajojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të fillojë negociatat për një zgjidhje të përhershme të konfliktit me Hamasin, përfshirë vendosjen e një qeverie të përkohshme palestineze, tërheqjen e trupave izraelite, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çarmatimin e Hamasit. BBC raporton se së bashku me Vance, në Izrael kanë mbërritur edhe dy të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, të cilët zhvilluan bisedime me Netanyahun të hënën. Ata po punojnë...