Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masat kufizuese të BSH japin efektet e para: Qytetarët përballen me vështirësi në marrjen e një kredie
Bankat tregtare kanë hezituar t'i japin kredi qytetarëve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, hezitimi i bankave u pasqyrua në standarde, kushte e terma kreditimi të shtrënguara, si edhe në numër më të lartë refuzimesh për kredi, sidomos në ato për blerjen e banesave. Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit. Për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85%...