Ambasadori Kramariç: Kim Mehmeti – midis letërsisë, identitetit dhe politikës

Ambasadori Kramariç: Kim Mehmeti – midis letërsisë, identitetit dhe politikës

Shkruan: Zlatko Kramarić, Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri Në çdo shoqëri ka njerëz që me praninë, veprën dhe qëndrimin e tyre i tejkalojnë kufijtë e ngushtë të profesionit, gjuhës apo kombit. Kim Mehmeti është një nga ata. Prej dekadash ai është njëkohësisht shkrimtar, intelektual publik, përkthyes dhe urë lidhëse midis dy kulturave – asaj shqiptare dhe maqedonase – por edhe midis Ballkanit dhe Evropës. Jeta dhe veprimtaria e tij zhvillohen në atë zonë të ndërlikuar, shpeshherë kontradiktore, ku takohen identitetet, gjuhët, historitë dhe përkatësitë politike. Pikërisht në këtë kompleksitet Mehmeti ka gjetur hapësirën e vet të veprimit – hapësirën e dialogut, të dyshimit, por edhe të besimit të thellë në njeriun. Kim Mehmeti lindi në vitin 1955 në fshatin Gërçec, pranë Shkupit, në një mjedis...