Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Procesi i Berlinit “shkon” në Londër: Shtojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor
Samiti i Procesit të Berlinit këtë vit mbahet në Londër, me në fokus bashkëpunimin rajonal dhe synimin për të ofruar siguri dhe rritje. Platforma ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë europianë, shihet si një katalizator i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul e cilësoi disa kohë më parë këtë mekanizëm si më të rëndësishëm se kurrë. “Njerëzit atje kanë filluar të humbasin besimin se do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen e afërt”, ishte pohimi i tij. “Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë sepse atëherë do të rrezikonim një rikthim në ditët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për...