Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Xhaferri: Rritja e çmimit të energjisë elektrike për karikimin e makinave, çmenduria e radhës së kësaj qeverie
Nga Besart Xhaferri/ Rritja e çmimit të energjisë elektrike të përdorur për karikimin e makinave elektrike është një çmenduri e radhës së kësaj qeverie klienteliste dhe zhvatëse ndaj qytetarit! Pretendojn se janë krenar që prodhimi i energjisë është 100% i gjelbërt, por e tarifojnë më shtrenjtë se energjitë jo të gjelbërta! Në vend që të subvencionojnë rënien e konsumit të hidrokarbureve duke e lën minimalisht aq sa ishte, megjithëse nga më të lartat në rajon, tashmë bëhemi nga më të lartët në Botë! Kjo është një qeveri që vetëm interesin mjedisor dhe qytetar nuk e ka në axhendë! Busulla e saj ngelet interesi klientelist dhe vetiak kokë e këmbë!