Abuzimet tek Onkologjiku, denoncimi i gazetarit: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

Abuzimet tek Onkologjiku, denoncimi i gazetarit: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit. Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor. Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet kundër kancerit të gjirit, nuk duhet të zhduket pa llogari. “Nuk janë rrush e kumbulla, janë paratë tona,” u shpreh ai, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet. “Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë,” tha gazetari, duke nënvizuar nevojën për solidaritet dhe veprim nga masa e qytetarëve. Ai shtoi se askush nuk është imun...