Konferenca për ‘30 vite partneritet me Këshillin e Evropës’/ KQZ: Kodi Zgjedhor duhet të zgjidhë fushatën online dhe financimin e partive nga palët e treta

Konferenca për ‘30 vite partneritet me Këshillin e Evropës’/ KQZ: Kodi Zgjedhor duhet të zgjidhë fushatën online dhe financimin e partive nga palët e treta

Sot u zhvillua dita e dytë e Konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi, ku pjesë ishte dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Gjatë fjalës së tij, Celibashi ka kërkuar që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, si financimi i partive politike e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore. Kreu i KQZ është ndalur edhe në mundësinë e votimit në banesë për personat të cilët e kanë të pamundur të jenë në qendrat e votimit. “Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me...