Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Fier, pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, e ndarë në 35 doza, dhe 2 celularë. Njoftimi: Fier/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit. U kap me sasi Canabisi me vete dhe në automjet, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohen lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O.,...