Trump shemb një pjesë të Shtëpisë së Bardhë, nis ndërtimi i sallës së ballove me kosto 250 milionë dollarë

Trump shemb një pjesë të Shtëpisë së Bardhë, nis ndërtimi i sallës së ballove me kosto 250 milionë dollarë

Bota E Martë, 21 Tetor 2025 11:22 Një pjesë të krahut lindor të Shtëpisë së Bardhë ka nisur të shembet, për të nisur punimet për ndërtimin e një salle të re ballosh, pjesë e projektit 250 milionë dollarësh të Presidentit Donald Trump për “modernizimin e plotë” të rezidencës presidenciale. Ekipet e ndërtimit u panë duke rrëzuar hyrjen lindore dhe disa dritare, ndërsa administrata konfirmoi se punimet do të shtrihen në muajt e ardhshëm. Trump tha se salla e re do të ndërtohet “afër, por pa prekur strukturën ekzistuese”, duke e përshkruar projektin si “një shtesë madhështore që i tregon respekt historisë së ndërtesës”. Presidenti deklaroi në rrjetet sociale se “është hedhur themelet për një hapësirë shumë të nevojshme për evente madhështore dhe vizita shtetërore”. Ai...