“Perandori droge prej 335 milion £”/ Jeta luksoze e vëllezërve Hoxhosmani, nga larja e makinave në Britani tek jahtet në Dubai

“Perandori droge prej 335 milion £”/ Jeta luksoze e vëllezërve Hoxhosmani, nga larja e makinave në Britani tek jahtet në Dubai

Nga Tom Kelly, Daily Mail Jeta luksoze duket se ka marrë një fund të papritur për të dy vëllezërit shqiptarë Klevis dhe Artur Hoxhosmani, pasi bëhet e qartë se suksesi i tyre ishte ndërtuar mbi themele shumë më të errëta nga sa ishte imagjinuar më parë. Disa javë pasi pamjet e Rolls-Royce u postuan në internet, hetuesit shqiptarë arrestuan Klevis dhe Artur Hoxhosmani me akuzën e drejtimit të një prej operacioneve më të mëdha të kontrabandës së drogës në Evropë. Dyshja u paraqit në gjykatë në fillim të këtij muaji, në Tiranë, të akuzuar për komplot për të trafikuar kokainë me vlerë 335 milionë paund nga Amerika Latine në Britani dhe BE. Prokurorët pretendojnë se dyshja kontrollonte një rrjet pan-evropian shumë të sofistikuar që përfshinte të paktën...