Evropa paralajmëron Ukrainën: Mos lëshoni asnjë territor në rast paqeje

Evropa paralajmëron Ukrainën: Mos lëshoni asnjë territor në rast paqeje

Bota E Martë, 21 Tetor 2025 09:47 Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, deklaroi ditën e sotme se Ukraina nuk duhet të dorëzojë territore ndaj Rusisë në kuadër të ndonjë marrëveshjeje paqeje, duke theksuar se një veprim i tillë do të dërgonte një mesazh të rrezikshëm në nivel ndërkombëtar. “Po të lejojmë dorëzimin e territoreve, atëherë po i japim të gjithëve mesazhin se mund të përdorin forcën për të marrë atë që duan nga fqinjët e tyre,” tha Kallas për gazetarët në Luksemburg pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Këto komente vijnë pas presionit të ushtruar nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj Kievit për të dorëzuar rajonin e Donbasit si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi. Trump deklaroi gjithashtu në një intervistë për Fox...