I pandehur në dosjen “Veliaj”, paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

I pandehur në dosjen “Veliaj”, paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

Biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur për dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) mëngjesin e sotëm. Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt. Elman Abule ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Gjithashtu i pandehur është marrë zyrtarisht edhe ish-kryebashiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.