Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Revoltohen banorët e një pallati në Durrës: Bashkia po na dorëzon hyrjet në gjendje të pabanueshme
Banorët e një pallati pranë ish-pistës Iliria në Durrës, shprehin shqetësimin për mënyrën si po trajtohet rikonstruksioni i ndërtesës së tyre të dëmtuar nga tërmeti. Sipas tyre, pas kaq vitesh pritjeje, pallati u është premtuar se do të dorëzohet në gjendjen aktuale, duke theksuar se “kaq kishin detyrim”. Ata pyesin nëse një ndërtesë e tillë mund të konsiderohet e përfunduar dhe e banueshme, si dhe nëse bashkia e drejtuar nga Emiriana Sako mund ta marrë në dorëzim për ta kolauduar për banim në këtë gjendje. Banorët denoncojnë gjithashtu dëmtime dhe mungesa të rënda në objekt, ku janë vjedhur dyert e brendshme, ulluqet, si dhe skeleti i tendës. Për më tepër, mbeturinat e ndërtimit janë lënë brenda godinës, duke e bërë situatën edhe më alarmante. Ata...